25 Prill 2024

Ministri i Zharku përuroi rrugën e re Morinë-Rezallë

Skënderaj, 29 korrik - Ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku me zëvendësministrat Hanefi Muharremi dhe Fehmi Mujota, si dhe me nënkryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nura, përuroi rrugën e re, e cila i lidh fshatrat Morinë dhe Rezallë të Skenderajt.

Pas përurimit të kësaj rruge, ministri Zharku theksoi se ”Jemi bashkë më nënkryetarin Nura këtu në Rezallë për përurimin e rrugës së re, të një rruge evropiane, Morinë-Rezallë, një investim përafërsisht 900 mijë eurosh i Ministrisë së Infrastrukturës, me gjatësi rreth 6 kilometra dhe gjerësi prej 6 metrash."

"Në komunën e Skenderajt ne do të vazhdojmë edhe me investime të projekteve tjera. Në muajin maj e kemi nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për financimin e 4 rrugëve të tjera, që kapin vlerën prej 1 milionë e 250 mijë eurosh."

"Me projekte të këtilla fshatrat e komunës së Skenderajt do të lidhen në mes veti dhe natyrisht, do të kemi një rritje të mirëqenies së qytetarëve dhe një zhvillim ekonomik, posaçërisht të bujqësisë", theksoi Zharku.

Ndërkaq, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, realizimin e këtij projekti e vlerësoi si të rendësishëm dhe për këtë e falënderoi ministrin Zharku.

“Ky projekt ka një rëndësi të madhe për këtë rajon, sepse është njëri nga rajonet më të goditura gjatë luftës. Jemi në procedurat e tenderimit për pjesën e dytë të kësaj rruge deri në fshatin Likovc”, theksoi nënkryetari Nura.

Gjatë këtij përurimi, ministri Zharku me bashkëpunëtorë bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Rezallë. 

Investitore e realizimit të këtij projekti është Ministria e Infrastrukturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)