23 Prill 2024

Qeveria miraton shpronësimet e pronave në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Prishtinë, 29 korrik - Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe zotëruesve të interesit të cilat preken nga realizimi i projektit për ndërtimin e Ngrohtores së re të qytetit të Gjakovës.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të cilat preken nga ndërtimi i rreth rrotullimit që lidhë rrugën nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë me rrugën lokale Vushtrri-Gojbulë, zona kadastrale Vushtrri.

Aprovimin e Qeverisë e ka marrë edhe nisma për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare të huas për zbatimin e Protokollit financiar të nënshkruar më 5 korrik 2016, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Francës. Fondet që do të huazohen përmes kësaj kredie do të shfrytëzohen për ndërtimin e impiantit për përpunimin e ujërave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë-Kosovë. 

Qeveria miratoi edhe nismën për negocimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Hungarisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar, përmes të cilit do të financohen projekte në sektor që Qeveria i konsideron si prioritet.

Është aprovuar edhe nisma për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiar për IPA 2014 ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Marrëveshjes i është shtuar një shtojcë në formatin e raportimit, e nevojshme për ta raportuar mbi baza vjetore nga ana e Qeverisë, për ecurinë e zbatimit të programit IPA 2014 tek BE-ja.

Plotësim ndryshimi pritet të rris përgjegjësinë e Qeverisë për zbatimin efektiv të fondeve të BE-së në Republikën e Kosovës, konkretisht qëllimi është që Qeveria e Republikës së Kosovës të marrë përsipër më shumë kompetenca për monitorimin dhe rrjedhimisht edhe raportimin për sa i përket zbatimit të fondeve të BE-së.

Kabineti qeveritar miratoi edhe projekt propozimi për promovimin e vlerave evropiane dhe fuqizimin me shoqërinë civile në kuadër të procesit të integrimit evropian. Projekti do të ketë dy komponentë kryesor, fuqizimin e bashkëpunimit me shoqërinë civile me qëllim të përfshirjes së tyre në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe ngritjen e informimit të qytetarëve për aspektet e këtij integrimi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)