25 Prill 2024

IPK, OSBE-dhe PK realizuan aktivitete të përbashkëta

Prishtinë, 28 korrik - Inspektorati Policor i Kosovës në organizim dhe bashkëpunim me OSBE-në dhe Policinë e Kosovës gjatë muajit korrik mbajti tryeza të rrumbullakëta me zyrtarët policorë të Drejtorive  Rajonale të Policisë së Kosovës  duke përfshirë tryezat e organizuara në Prishtinë, Prizren, Mitrovicën e Veriut, Mitrovicën e Jugut, Gjakovë, Pejë,  Gjilan dhe tryeza e rrumbullakët që u mbajt sot në Ferizaj.


Këto aktivitete të përbashkëta në mes IPK-së , OSBE-së dhe PK-së që u realizuan në të gjitha Drejtoritë Rajonale të Policisë së Kosovës kishin për synim diskutimet e hapura për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, procedura disiplinore dhe ecuria e saj nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, të drejtat e punonjësve të PK-së në rastet e hetimit të brendshëm, rëndësinë e integritetit policor  etj.

Gjatë këtyre tryezave ku pjesëmarrës ishin zyrtarët policorë të njësiteve të ndryshme që funksionojnë në kuadër të drejtorive rajonale u diskutua  edhe për aktivitetet tjera të IPK-së dhe Drejtorisë së Standardeve Profesionale drejt fuqizimit të integritetit të Policisë së Kosovës.


Përfaqësuesit nga IPK-ja (Divizioni për komunikim me publikun dhe bashkëpunim ndërkombëtar dhe Departamenti i Hetimeve) në këto takime – tryeza të rrumbullakëta dhanë shpjegime për zyrtarët policorë lidhur me rolin e IPK-së, autorizimet ligjore  si dhe projektit të regjionalizimit të IPK-së  respektivisht hapjen e zyrave rajonale të IPK-së në Prizren, Gjilan dhe Mitrovicën e Veriut.


Aktivitete të ngjashme priten të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt duke përfshirë edhe zyrtarët e PK-së të policisë kufitare.

Inspektorati Policor i Kosovës falënderon misionin e OSBE-së në Kosovë për përkrahjen e dhënë në realizimin e këtyre aktiviteteve të rëndësishme drejt fuqizimit të integritetit policor në PK dhe ngritjes së nivelit të besueshmërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)