20 Prill 2024

Hoxha e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me UNDP

Prishtinë, 27 korrik – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim përfaqësuesin e UNDP-së për Kosovë Andrew Russell.

Russell me këtë rast përgëzoi Ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të UNDP-së në përmbushjen e detyrave të Ministrisë dhe inkurajoi Ministren në realizimin e detyrave të saj institucionale.

Me këtë rast Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj në përmirësimin e gjendjes në drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma dhe strategji efektive në drejtim të sundimin e rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në dukje rëndësinë e transparencës në funksion të efikasitetit, rritjen e përgjegjshmërisë në drejtësi dhe luftimin e dukurive negative.

Ministrja Hoxha mirëpret vazhdimin e bashkëpunimi me UNDP-në në ngritjen e cilësisë së kapaciteteve në drejtësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)