16 Prill 2024

Shqiptaro-amerikani lanson produktin inovativ HELLO

Prishtinë, 27 korrik - Kompania shqiptaro amerikane Solaborate ka filluar shitjen e pajisjes më të avancuar të video-komunikimit, HELLO.

Të Hënën, zyrtarisht ka filluar edhe fushata e paraporosive dhe mbështetësve të produktit në Kickstarter, duke marrë kërkesa rekorde të porosive për produktin më inovativ të teknologjisë në ditët e fundit.

Ky produkt që transformon TV-të në paisje profesionale të komunikimit, është lansuar ditë më parë nga themeluesit e rrjetit social Solaborate, Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi.

Produkti është ndërtuar nga ekipi i tyre me bazë në Los Angeles në SHBA, Kosovë dhe Maqedoni  dhe është mbështetur pa rezervë në Kickstarter për të ngritur fonde dhe për ta bërë promovimin e inovacionit të saj më të ri.

Kjo paisje, e nevojshme për cdo familje dhe zyre, transformon çdo TV në një pajisje dhe platformë të plotë të komunikimit; mundëson video-konferenca të kontrolluara me zë dhe mund të përdoret në shtëpi apo zyra moderne.

Po ashtu HELLO bën shkëmbimin e ekraneve pa tela (ang. wireless screen-sharing), transmetimin live si dhe ofron mbikëqyrje për siguri me detektues lëvizjesh dhe më shumë.

HELLO punon si një pajisje shtesë shumë praktike dhe e thjeshtë e platformës tashmë të pasur të Solaborate – e cila është e projektuar për individët dhe ekipet e biznesit  që punojnë nga distanca dhe duan cilësi të lartë, lehtësi të përdorimit dhe funksionalitet të lartë.

Fushata e HELLO në Kickstarter ka vendosur si synim që brenda 45 ditësh të mbledhë një fond investiv prej 30.000 dollarësh. Por, ky synim është tejkaluar më shumë se 300% duke tre-fishuar këtë shumë që në ditën e parë me kërkesa nga e gjithë bota, duke kaluar çdo pritshmëri me më shumë se 100.000 dollarë të mbledhur brenda 24 orëve.

Nëse ky trend i mbështetjes do të vazhdojë deri në ditët e fundit të fushatës, pritet që të bëhet senzacion i madh në mbarë botën, duke bërë shqipëtarët pjesë të skenës teknologjike botërore.

Kompania ka bërë të ditur që të gjithë mbështetësve në Kickstarter do tu ipet përdorim i pakufizuar jetësor i shërbimeve të HELLO pa kosto shtesë. HELLO do të arrijë tek mbështetësit e saj pas 4 muajve të fushatës tashmë të suksesshme.

\"Ne nuk kemi parë asgjë tjetër më të mirë në treg dhe vendosëm ta krijojmë këtë gjë vetë. HELLO është për njerëzit dhe vjen me një çmim të volitshëm - është ndërtuar për bizneset moderne, profesionistët, krijuesit dhe të vetë-punësuarit.

HELLO i ulë kostot e pajisjes me sisteme për video-konferenca dhe të shërbimeve  të IT-së për instalimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Ne me të vërtetë jemi duke sjell video-komunikim profesional për të gjithë, kudo dhe në çdo pajisje\", deklaroi themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Labinot Bytyqi.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)