19 Prill 2024

Kuçi dhe Banks e konfirmojnë bashkëpunimin Kosovë - SHBA

Prishtinë, 27 korrik - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, priti në takim shefin e Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Steve Banks.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Kuçi dhe z. Banks, diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e mëtejme të SHBA-ve për Kosovën.

Zëvendëskryeministri Kuçi, e njoftoi për progresin e arritur në proceset eurointegruese, për punët që po bëhen për rritjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e shtetit ligjor.

Në këtë takim, zëvendëskryeministri Kuçi dhe shefi i Zyrës Politike dhe Ekonomike, Banks, konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në fushën e sundimit të ligjit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)