29 Mars 2024

Hoxha kërkon që bashkëpunimi me USAID-in të vazhdoj

Prishtinë, 26 korrik – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti në takim delegacionin e USAID-it, të prirë nga Mike de la Rosa, ushtrues i detyrës së drejtorit të misionit.

Ai me këtë rast përgëzoi ministren Hoxha për marrjen e detyrës së re dhe ofroi përkrahjen e plotë të USAID-it në përmbushjen e detyrave të Ministrisë, duke inkurajuar Ministren në realizimin e tyre dhe përballjen me sfidat në lëmin e drejtësisë.

Ministrja Hoxha potencoi vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin e gjendjes së sektorit të drejtësisë, duke theksuar nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në sundimin e rendit dhe ligjit. Po ashtu, ajo vuri në pah se efikasiteti, transparenca dhe llogaridhënia duhet të jenë elemente thelbësore në përmbushjen e këtyre synimeve dhe parimeve mbi të cilat duhet të organizohen dhe udhëhiqen institucionet e drejtësisë.

Ministrja Hoxha kërkoi që bashkëpunimi me USAID-in të vazhdojë dhe të intensifikohet më tej si në infrastrukturën ligjore po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve në Ministrinë e Drejtësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)