28 Mars 2024

Përkujtohet përvjetori i pestë i rënies së heroit Enver Zymeri

Prishtinë, 26 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovë ogranizojnë sot ceremoninë përkujtimore të përvjetorit të pestë të rënies së heroit të Kosovës Enver Zymeri.

Ceremonia përkujtimore do të fillojë nga ora 10:00, ku në shenjë nderimi ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni dhe drejtori i Përgjithshëm i PK-së Shpend Maxhuni, do të vendosin kurora me lule tek lapidari i heroit, në kompleksin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë në Prishtinë.

Pas përfundimit të vendosjes së kurorave me lule tek lapidari, do të vazhdohet drejt vendlindjes së heroit Zymeri në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, ku fillimisht do të bëhen homazhe tek varri i tij dhe më pastaj do të vizitohet edhe familja e heroit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)