28 Mars 2024

Vërshimet vështirësojnë lëvizjet në kryeqytet

Prishtinë, 25 korrik - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.

Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën \"Nazim Gafurri\" , \"Rrugën B\", te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën \"Lidhja e Prizrenit\" në Tophane, Kolovicë etj.

Ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e poashtu edhe ekipet e zjarrëfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera.

Për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithe qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveq në raste urgjente.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)