20 Prill 2024

Veseli ngushëllon homologun Lammert dhe familjet e viktimave në Munih


Prishtinë, 25 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, u ka dërguar telegrame ngushëllimi kryetarit të Bundestagut gjerman, Prof. Dr. Norbert Lammert dhe familjeve të bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në sulmin e tmerrshëm në Munih.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar homologut Lammert, kryeparlamentari Veseli tha se ai dhe qytetarët e Kosovës bashkëndjejnë dhimbjen me institucionet, qytetarët gjermanë dhe familjet e viktimave.

Po ashtu, kryetari Veseli u ka dërguar telegrame të veçanta ngushëllimi edhe familjeve Zabërgja, Segashi dhe Sulaj, për humbjen e më të dashurve të tyre.

“Në këtë ditë të rëndë pikëllimi e dhimbjeje, për Familjen dhe të dashurit tuaj, më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryeparlamentarit Kadri Veseli.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)