19 Prill 2024

Kryetari Veseli vizitë në SHBA

Prishtinë, 25 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku zonja Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Gjate qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)