25 Prill 2024

Familjarët e të pagjeturve kundërshtojnë ndërprerjen e gërmimeve

Prishtinë, 25 korrik - Familjarët e të pagjeturve janë shprehur të shqetësuar pas njoftimit për ndërprerjen e gërmimeve në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Ato kishin filluar dy javë më parë mbi bazën e dyshimeve se mund të këtë të varrosur trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, shkruan sot Koha Ditore.

Operacioni i kërkimeve ka zgjatur dy ditë, për t’u ndërprerë me arsyetimin se duhet shikuar terreni që të mos ketë probleme infrastrukturore.

Bajram Qerkinaj, nga shoqata “Zëri i Prindërve”, ka thënë se kur është fjala për personat e zhdukur çdo herë mungon serioziteti dhe kjo ndërprerje dhe neglizhencë është e lidhur me politikën.
 
/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)