24 Prill 2024

Zharku: I shqetësuar për aksidentet në komunikacion

Prishtinë, 24 korrrik - Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, shprehet i shqetësuar me numrin e madh të aksidenteve me fatalitet në komunikacion në Kosovë, ndonëse, siç thotë ai, në vendet tjera një numër i tillë është edhe më i lartë.

Gjatë një interviste për gazetën “Zëri” Zharku ka deklaruar se sipas të gjitha raporteve në dispozicion, aksidentet nuk ndodhin për shkak të problemeve teknike të automjeteve që dalin në komunikacion, por për shkak se shoferët nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.

Ai pranon se mund të ketë lëshime me rastin e dhënies së certifikatave për kontrollet teknike të automjeteve, por thotë se nëse hasen në raste të tilla do të mbyllen me automatizëm qendrat e kontrollit teknik të automjeteve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)