29 Mars 2024

Mustafa i shpreh ngushëllime familjeve të tre të rinjve shqiptarë

Prishtinë, 23 korrik - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është informuar zyrtarisht nga Ambasada e Kosovës në Berlin, se në mesin e viktimave të sulmeve të mbrëmshme vdekjeprurëse në Munih, janë edhe tre të rinj shqiptarë.

Kryeministri Isa Mustafa, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për këto humbje të pakompensueshme.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka theksuar se Qeveria dhe qytetarët e Republikës së Kosovës qëndrojnë pranë familjarëve të viktima dhe bashkëndjejnë dhimbjen, në këto momente të rënda për të gjithë.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës, i ka dërguar një telegram ngushëllimi edhe Kancelares Gjermane Angela Merkel, duke i shprehur ngushëllimet dhe solidaritetin e qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)