19 Prill 2024

Shqipëria pranon targat provuese të Kosovës

Prishtinë, 22 korrik - Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga data 22 korrik 2016  deri më datën  30 shtator 2016  është aprovuar kërkesa e MPB-së për njohjen dhe pranimin e targave provuese të Republikës së Kosovës, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

MPB, sqaron se veturat që qarkullojnë  me targa provuese gjatë kësaj periudhe kohore  duhet të jenë të pajisura edhe me sigurimet përkatëse të veturave.
 
Pajisja e qytetarëve me targa provuese, si zgjidhje e ndërmjetme, do të vazhdoj deri në përfundimin e procedurave të prokurimit dhe përzgjedhjen e kompanisë për prodhimin e targave.

Andaj, shpresojmë në mirëkuptimin qytetar, deri në përfundimin e këtij procesi. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)