24 Prill 2024

Qeveria e Kosovës po punon në implementimin e MSA-së

Prishtinë, 1 korrik  - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në tryezën “Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe kërkesat e tregut të BE-së për sektorin e teknologjisë informative dhe komunikimit.” Kjo tryezë është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe mbështetur nga UNDP.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi se Qeveria e Kosovës është duke punuar me intensitet të lartë në implementimin e MSA-së. Ajo shtoi se kjo marrëveshje u ofron mundësi të mira bizneseve të të gjithë sektorëve që të kenë qasje në një bllok tregtar shumë të madh siç ai i BE-së.

Ministrja Bajrami, ndër të tjera, tha se me ndihmën e UNDP-së kemi bërë organizimin e një  sërë konferencash informuese, duke i ndarë në sektorë të ndryshëm për t’i informuar bizneset se cilat janë kërkesat e tregut të BE-së, dhe çka mund të përfitojnë bizneset nga  Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.

Në këtë mes, ministrja Bajrami falënderoi UNDP-në, që përveç se ka ndihmuar në organizimin e këtyre konferencave, ka financuar edhe sjelljen e ekspertëve nga Kroacia për ta shpalosur përvojën e tyre të freskët sa i përket zbatimit të MSA-së.

Ministrja më tutje shtoi se janë bërë shumë përpjekje për përmirësimin e ambientit në sektorin i IT-së, me ç‘rast përmendi lirimin nga tarifa dogana për teknologjinë informative. Ajo tha se këto politika kanë pasur ndikim pozitiv në këtë sektor, të cilin ne si Qeveri e Kosovës e shohim si shumë potencial, për vetë faktin se numrat dhe indikatorët e tregojnë një gjë të tillë. 

“Kosova në vitin 2015, ka pasur një bilanc tregtar të shërbimeve prej 1.2 miliard euro,  ku prej tyre 700 milionë kanë qenë në eksport, çka nënkupton se është i vetmi sektor, ku Kosova ka bilanc pozitiv tregtar” vazhdoi ministrja, e cila shtoi se Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke u angazhuar që t’i japë shtytje të mëtejme këtij sektori.

Ministrja Bajrami u tha bizneseve se ne jemi të interesuar që ju të mos keni barriera, që të zhvilloheni dhe të merrni ndihmën nevojshme institucionale, që t’i zhvilloni dhe rrisni më tej këto biznese.

Ajo tha po ashtu se “Që nga fillimi i implementimit të MSA-së, në kuadër Ministrisë së Tregtisë dhe Industritë, kemi bërë një orar të dyerve të hapura, ku çdo të premte Departamenti i Tregtisë pret përfaqësues të bizneseve, të cilët mund parashtrojnë pyetje dhe të informohen lidhur me qasjen në tregun e BE-së.” 
 







 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)