19 Prill 2024

Internet falas për të gjithë përdoruesit e rinj të IPKO-së

Prishtinë, 1 korrik - Përdoruesit e IPKO-së nuk kanë pse të shqetësohen më të pyesin për fjalëkalimin e internetit sa herë që shkojnë në bare dhe restorante, as të nervozohen për internetin e dobët, sepse IPKO është përkujdesur që klientëve të saj t’ua bëjë jetën më të lehtë.

E përkushtuar për t’i plotësuar kërkesat e konsumatorëve të saj, IPKO ka lansuar ofertën më të re me internet pa limit për konsumatorët që blejnë numra të rinj, që ta përjetojnë eksperiencën e rrjetit më të shpejtë 4G.

IPKO u mundëson përdoruesve që gjatë një jave ta shfrytëzojnë internetin e shpejtë 4G të ofruar për ta falas, për shtatë ditë dhe në të njëjtën kohë u shërben konsumatorëve të rinj si pikë fillestare për matjen e shpenzimeve të tyre të internetit.

Aktivizimi i shërbimit bëhet duke dërguar me SMS kodin e aktivizimit në numrin 50049.

Menaxherja e produkteve në IPKO, Flutra Shehu, ka thënë se janë të lumtur t’u ofrojnë rastin konsumatorëve të rinj të IPKO-së ta provojnë shërbimin e tyre të internetit – pa limit falas – dhe t’ua bëjnë më të lehtë përdoruesve të vendosin se cilën pako do ta përdorin në të ardhmen.

“Jemi shumë të lumtur që jemi operatori i parë në vend që kemi sjellë rrjetin 3G dhe 4G dhe që tanimë mbulojmë mbi 80% të territorit me këtë shërbim. 65% e klientëve tanë e shijojnë eksperiencën e shfletimit dhe komunikimit duke e përdorur internetin më të shpejtë në mobil 4G. Ndërsa tani me ofertën për internet pa limit falas, duam t’u japim mundësi përdoruesve të rinj ta përjetojnë shpejtësinë e madhe të internetit 4G dhe t’i masin shpenzimet e tyre që ta kenë më të lehtë ta zgjedhin pakon që do ta aktivizojnë në vijim”, ka thënë ajo.

Pasi që të skadojë pakoja, konsumatori njoftohet përmes SMS’it për sasinë e internetit të shpenzuar dhe i propozohet pakoja më e përshtatshme e internetit bazuar në shpenzimet gjatë javës së parë.

IPKO është operatori i parë në Kosovë që ka sjellë rrjetin 3G dhe 4G, ndërsa mbulueshmëria e tij arrin 80 % të territorit të Kosovës. Përveç në Kosovë, përdoruesit e IPKO-së mund ta shfrytëzojnë internetin në mobil 3G dhe 4G edhe kur udhëtojnë jashtë vendit përmes pakove roaming me çmimet më të lira në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)