29 Mars 2024

Fillojnë operimet ajrore në relacionin Prishtinë - Paris

​Prishtinë, 1 korrik - Ministria e Infrasktures ka bërë të ditur se falë angazhimit të subjekteve vendore të avicionit civil, përkatësisht transportit ajror, për qytetarët që e shfrytëzojnë këtë formë transporti vazhdimisht po krijohen kushte e lehtësi për udhëtim të shpejtë, komod dhe me kosto më të favorshme.

Hapi i fundit në këtë drejtim sipas MI është linja e re e drejtpërdrejtë ajrore Prishtinë – Paris, që ka startuar ditën e fundit të muajit të kaluar.

Pra, që nga data 30 qershor 2016, aviokompania “Easyjet”, e cila operon me çmime të lira, ka nxjerre në shitje biletat për fluturime të drejtperdrejta Prishtinë - Paris dhe anasjelltas.

Pas Berlinit, destinacion ky në të cilin operimet kanë filluar kohë më parë,ky  është destinacioni i dytë për në BE, për të cilin çmimet e biletave fillojnë nga 30 euro.

Kjo është edhe një nga dëshmitë se politikat zhvillimore të Ministrisë së Infrastrukturës po japin rezultatet e duhura në zhvillimin e  tregut në baza konkurrente.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)