19 Prill 2024

MPJ i vlerëson të shkëlqyera raportet me Malin e Zi

Prishtinë, 30 qershor  - Ministria e Punëve të Jashtme e  Republikës së Kosovës, respektivisht ambasada jonë në Podgoricë ka pranuar një notë proteste përkitazi me sjelljen siç pretendohet “provokuese” në kufirin ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi ditë më parë.
 
Në frymën e bashkëpunimit dhe raporteve të shkëlqyera ndërmjet vendeve tona dhe mirëkuptimit për këtë çështje, Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson se reagimi nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe Integrimit Evropian e Malit të Zi, ka qenë i ngutshëm dhe pa ndonjë arsye serioze për tu shqetësuar sa i përket raporteve tona të ndërsjella.

Ministria e Punëve të Jashtme e siguron Malin e Zi se Kosova do të vazhdoi të kultivoj raporte të shkëlqyeshme dhe raste të tilla nuk i cenojnë këto marrëdhënie. Gjithçka do të zhvillohet në frymën e bashkëpunimit dhe dialogut të hapur. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)