28 Mars 2024

Kosova e Shqipëria me shërbime të përbashkëta të policimit rrugor

Prishtinë, 30 qershor - Me qëllim të vazhdimit të avancimit të bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet dy vendeve, si dhe intensifikimit të marrëdhënieve përmes planifikimeve dhe zbatimit të masave të përbashkëta policore sot në Prizren, Shpend Maxhuni, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Haki Çako, drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Republikën e Shqipërisë gjatë sezonit veror.

Ky memorandum mbulon periudhën prej datës 1 korrik 2016 deri me 31 gusht 2016.

Qëllimi  i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi të dy drejtorët, z. Maxhuni dhe z. Çako vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyeshme të dy policive, jo vetëm në fushën e policimit rrugor por edhe në të gjitha format tjera të luftimit të kriminalitetit.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi të dy drejtorët u pajtuan që të krijohen kushte lehtësuese për qytetarët e të dyja vendeve për përdorimin e pikave kufitare dhe atyre turistike gjatë realizimit të udhëtimeve të tyre.

Turni i parë i zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë me datën 01.07.2016, përderisa një konferencë për media do të organizohet po këtë ditë nga ora 10:00, në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)