23 Prill 2024

Fadil Hoxha, zgjidhet president i Odës Ekonomike Gjermano

Prishtinë, 30 qershor - Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur drejtuesit e ri të Odës. President me mandat dyvjeçar, sikur e paresh edhe statuti, nëpërmes votimit të fshehur, është zgjedhur z. Fadil Hoxha, pronar i kompanisë “Jaha Company”.

Kundërkandidat i z. Hoxha ishte edhe z. Agim Prokshi, ndërsa ish presidenti i OEGJK-së, z. Samir Krasniqi, ndonëse kishte mundësi rikandidimi edhe për një mandat, nuk ka kandiduar, duke u shprehur se dëshiron të krijoj hapësirë për anëtarët tjerë të Odës që ta drejtojnë atë.

Përveç presidentit, Kuvendi ka zgjedhur edhe anëtarët e tjerë të Bordit. Zëvendëspresidente e OEGJK-së është zgjedhur znj. Esther Gravenkötter  - drejtoreshë e KfW, përgjegjës për çështje financiare z. Ilir Aliu – drejtor në ProCredit Bankë, dhe anëtarët tjerë të Bordit janë zgjedhur z. Axel Bödefeld – drejtor i Gjimnazit “Loyola”, z. Arten Bajrushi – nga “Sharrcem”, z. Mentor Sahiti nga kompania “Adaptivit” dhe z. Valon Berisha nga “Siemens”.

Presidenti i ri i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare z. Hoxha, pas zgjedhjes së tij, u ka bërë thirrje anëtarëve që të jenë të hapur, të diskutojnë bashkërisht problemet me të cilat ballafaqohen dhe bashkërisht t’i shtyjnë ato drejt zgjedhjes.

“Unë nuk jam i vetëm në këtë pozitë. Jam me ju, dhe ju gjithherë do ta keni të hapur mundësinë të komunikojmë për çfarëdo që do ta konsideroni të nevojshme. Ne bashkërisht, mund të bëjmë shumë që të përmirësojmë kushtet e të bërit biznes në vendin tonë dhe për një kohë të shkurtër ta ngrisim vendin tonë në nivel tjetër të zhvillimit ekonomik, sikur që vendet e tjera të tranzicionit e kanë bërë. Mundësi ka dhe duhet të kemi gatishmërinë për punë dhe angazhim të përditshëm që të arrijmë stadet më të mira të zhvillimit ekonomik e shoqëror”, ka thënë z. Hoxha.

Presidenti z. Hoxha ka dhënë zotimin që gjatë mandatit të tij me përkushtim maksimal, OEGJK të arrijë dhe mundësisht të tejkalojë nivelin e odave gjermane të rajonit.

Presidenti z. Hoxha, e ka falënderuar paraardhësin e tij në këtë pozitë z. Krasniqi, për punën e bërë dhe bashkëpunimin e shëndoshë gjatë gjithë kohës. Ndërsa në emër të Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, drejtori ekzekutiv z. Albert Matoshi, i ka ndarë një mirënjohje ish presidentit z. Krasniqi, duke e falënderuar për përkushtimin dhe angazhimin gjatë mandatit të tij.

Fadil Hoxha ka lindur në vitin 1973 në Podujevë. Që nga viti 1991 e deri me sot, ka jetuar dhe punuar në Gjermani ku edhe ka përfunduar shkollimin e lartë dhe po ashtu ka përfunduar magjistraturë në Menaxhim Biznesi në Donau – Universiteti i Krems. Hoxha është i martuar dhe ka tre fëmijë.

z. Hoxha eshte themelues i “JAHA Company”,” J.v.G JAHA ENERGY”, “Philippos Kosovo Food LLC”, “EXTRA Beton”,” JAHA Construction”, “JKN”, “JAHA Montenegro” dhe partner bashkëpunetor i shumë kompanive të njohura gjermane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)