20 Prill 2024

Daka prezanton në SHBA arritjet në organizimin e zgjedhjeve në Kosovë

Memfis, 30 qershor - Me ftesë të Asociacionit Ndërkombëtar të Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhor dhe Financierëve (IACREOT) kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka mori pjesë në konferencën vjetore të organizuar në Memfis, Tenessee SHBA.

Në këtë konferencë disa ditore morën pjesë zyrtarë të lartë në fushën e zgjedhjeve nga vende të ndryshme të botës, të cilët patën mundësinë për të ndarë përvojat e tyre në fushën e zgjedhjeve.

Para pjesëmarrësve, kryetarja Daka prezantoi një historik të krijimit të shtetit të Kosovës si dhe organizimin e zgjedhjeve pas shpalljes së pavarësisë. Po ashtu, Daka u ndalë në përvojen e krijuar dhe arritjet në organizimin e zgjedhjeve të fundit lokale (2013) dhe ato parlamentare (2014). 

Në vazhdim të kësaj konference u prezantuan zhvillimet më të reja teknologjike në fushën e zgjedhjeve, financave, etj.         

Asociacioni Ndërkombëtar i Nëpunësve, Regjistruesve, Zyrtarëve Zgjedhor dhe Financierëve (IACREOT) mbledh së bashku qindra zyrtarë zgjedhor nga shumë vende për zhvillim profesional dhe për të mësuar për teknikat dhe teknologjitë në fushën e zgjedhjeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)