29 Mars 2024

Emetohen Bono të Thesarit në vlerë 30 milionë euro

Prishtinë, 30 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin KV011-16 të emetimit të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare dy vjeçare në vlerë nominale prej 30 milionë euro.

Nga to, 12 milionë euro do të shërbejnë për ri-financimin e Obligacionit të emetuar në qershor 2014, kurse pjesa tjetër prej 18 milionë euro do të jetë e hyrë buxhetore.

Në këtë ankand tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 51.86 milionë euro, kurse është pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.76% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -40 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të Obligacioneve 2 vjeçare e cila ishte 1.16%.

Njëra ndër arsyet kryesore për këtë rënie të normës është rezultati i referendumit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Kjo ka bërë presion në normat e kthimit të obligacioneve të shteteve evropiane, duke i dërguar edhe më tutje në territor negativ. Si rezultat, obligacionet tona janë bërë më atraktive për institucionet financiare në vend.

Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të Shtetit si dhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real. Normat e ulëta nënkuptojnë besueshmëri të lartë në Republikën e Kosovës si dhe kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon  drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.

Blerësit sipas kategorive  të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV011-16, janë Bankat: 25.94 milion euro, Fondet Pensionale: 4.06 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)