19 Prill 2024

Deri tash asnjë kosovar nuk është prekur nga sulmi në Stamboll

Prishtinë, 29 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në bazë të informatave zyrtare, të pranuara nga Ambasada e Kosovës në Ankara dhe Konsullata në Stamboll, deri më tash asnjë shtetas i Kosovës nuk është prekur nga sulmi i mbrëmshëm në Aeroportin Ndërkombëtar Ataturk në Stamboll.

MPJ po vazhdon të përcjellë me shqetësim zhvillimet në Turqi pas sulmit tragjik që ua mori jetën dhjetëra qytetarëve dhe që plagosi shumë të tjerë.

Në këto momente tragjike, MPJ solidarizohet me shtetin turk dhe popullin e tij dhe do të përkrahë institucionet e atjeshme.

Ndërkohë për shtetasit e Kosovës që mund të ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, MPJ ka vënë në dispozicion këtë numër telefoni për të adresuar çfarëdo pyetje në rast nevoje.

Numri i telefonit është: +905309548870.

MPJ së bashku me shërbimin e saj diplomatik është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)