29 Mars 2024

Hapet ekzpozita Fotografët e Rinj të Mjedisit

Prishtinë, 30 qershor - Në kuadër të fushatës së Qendrës Informative dhe Kulturore të BE-së qe ka të bëjë me Mjedisin e qëndrueshëm, organizohet një ekspozitë me fotografi e titulluar Fotografët e Rinj të Mjedisit e që është përzgjedhur nga fotografi i mirënjohur, Atdhe Mulla.

Ekspozita pasqyron fotografitë më të mira nga pjesëmarrësit e rinj të serisë së Ligjëratave me Atdhe Mulla. Seria e punëtorive të fokusuara në zhvillimin e teknikave të fotografisë duke e përdorur mjedisin e Kosovës si temë qëndrore.

Pjesëmarrësit e ekspozitës përfaqësojnë profile dhe fusha të ndryshme siç janë arkitektura dhe disenji dhe janë përballur me sfidën jo vetëm të dokumentimit të thjeshtë të ndikimit negativ dhe degradimit të mjedisit por njëkohësisht edhe provokojnë reflektimin e aktivitetit tonë njerëzor në raport me habitatin tonë.

Ekspozita do të shoqërohet me koktej ku ju mund të takoni fotografët dhe mësoni më shumë rreth punës dhe aktiviteteve së Qendrave Informative dhe Kulturore të BE-së në Kosovë (EUICC).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)