26 Prill 2024

Mali i Zi notë proteste Kosovës

Prishtinë, 29 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Malit të Zi i ka dërguar notë proteste Prishtinës për vendosjen e flamurit të Shqipërisë dhe tabelës me mbishkrimet “Republika e Kosovës” dhe “Mirësevini”, nga deputetë të partitë opozitare Vetëvendosje në territorin e Malit të Zi, për të treguar se “ku ndodhet kufiri real”.

Flamurin dhe tabelën, të vendosur në mes “vendkalimeve kufitare Kullë dhe Savine Vode”, e ka hequr të martën Policia e Malit të Zi.

Në notën e protestës Podgorica i “tërheqë vërejtjen Prishtinës” që në të ardhmen të ndalojë aktivitete të tilla sepse me to po sfidojnë, siç thuhet, marrëveshjen e arritur për përkufizimin e vijës kufitare, të nënshkruar në Vjenë më 2015.

Gjithashtu theksohet se Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen.

Flamurin dhe tabelën e Shqipërisë e vendosën deputetët e Vetëvendosjes duke theksuar se kjo ishte mënyra e vetme me të cilin qytetarët kundërshtojnë “dhurimin e tokës Malit të Zi në bazë të marërveshjes”, për të cilën me muaj të tërë ka patur kundërshtime të opozitës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)