23 Prill 2024

Hej dhe SP Events organizojnë ndejë të madhe për Bajram

Prishtinë, 29 qershor - Komuniteti më i madh për të rinj, Hej, vazhdon me kryerjen e misionit të tij – argëtimin dhe mbështetjen e të rinjve kosovarë. Kësaj radhe kjo platformë në bashkëpunim me “SP Events” ka organizuar ndejë të madhe për të rinjtë, me rastin e ditës së parë të Bajramit.

Ndeja do të mbahet më 5 korrik, në teatrin Oda, ndërsa reperi i mirënjohur shqiptar Noizy do të kujdeset që të gjithë pjesëmarrësit të kalojnë kohë të paharrueshme.

Të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe t’i përjetojnë emocionet e kësaj ndeje, biletat mund t’i blejnë gjatë ditëve të ardhshme, në tendën e vendosur nga Hej, në sheshin Nëna Terezë, para dyqanit të IPKO-së.

Hej ka ofertë të mirë edhe për personat që nuk janë pjesë e komunitetit të tyre. Ata do të mund t’i blejnë biletat me çmim promocional prej 6 EUR, ku bashkë me biletën do të marrin edhe një numër Hej me pakon 3000 njësi, të aktivizuar.

Ndërsa, anëtarët e Hej biletat do të mund t’i blejnë me çmimin promocional prej 5 EUR.

Është bërë e ditur se biletat me këtë çmim do të shiten vetëm brenda javës së ardhshme, ndërsa më pastaj çmimi i biletave do të jetë më i lartë.

Hej është komuniteti më i madh i të rinjëve në Kosovë, dhe njëra ndër platformat e vetme e cila mbështet të rinjtë, argëtimin e plotë por edhe punësimin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)