24 Prill 2024

Drejtoria e Inspeksionit po kontrollon mjetet e transportit publik

Prishtinë, 29 qershor - Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës, Inspekcioni i Komunikacionit rrugor, ka filluar me realizimin e Planit Operativ për kontrollet ne fushën e transportit publik urban dhe urbanoperiferik duke filluar nga data 27 qershor.

Me këtë rast inspektorët janë duke kryer kontrollet për eliminimin e parregullsive në transportin publik dhe duke marrë masa sanksionuese sipas Ligjit për Transport Nr. 04/L-179.

Qëllimi i këtij plani operativ është kontrolli i të gjithë operatorëve publik urban dhe urbano periferik, me fokus gjendjen dhe kontrollet tekniko eksploatuese dhe gjithë dokumentacionin e tyre, për të ofruar siguri dhe komoditet gjatë transportit të qytetarëve dhe krijimin e kushteve me të mira për operatorët publik.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)