19 Prill 2024

BIRN publikon raportin vjetor monitorues të prokurimit publik

Prishtinë, 29 qershor - Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) do ta publikojë raportin e monitorimit të prokurimit publik për vitin 2015.

Raporti i titulluar “Nder me Tenderë” përfshin elemente shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me shpenzimin e parasë publike nga ana e institucioneve lokale, qendrore dhe atyre të pavarura brenda 12 mujorit të kaluar.

Dokumenti është i ndarë në tetë (8) kategori dhe përfshin 169 autoritete kontraktuese, të cilat kanë zhvilluar procedura përmes prokurimit.

Në të, përmes të dhënave statistikore paraqiten kategoritë të cilat shpenzojnë më së shumti para nga buxheti i shtetit, rastet në të cilat janë vërejtur dyshime në ndjekjen e procedurave të parapara me ligj dhe rastet të cilat janë nën hetime nga organet e drejtësisë gjatë vitit 2015.

Ky raport gjithashtu ofron rekomandime për institucionet relevante në fushën e prokurimit se si t’i qasen në mënyrë më të drejtë procesit të prokurimit.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani; Drejtori për Luftimin e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri, Prokurori i Shtetit, Besim Kelmendi; kryetari i  Komisionit Rregullativ i Prokurimit Publik, Safet Hoxha, deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të flasin në këtë konferencë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)