25 Prill 2024

MPJ vendos një numër telefoni për qytetarët e Kosovës në Stamboll

Stamboll, 29 qershor - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, e ka marrë me shqetësim lajmin për shpërthimin tragjik në Aeoportin Ndërkomëbtar të Stambollit, ku si pasojë kanë mbetur dhjetëra qytetarë të vdekur dhe të plagosur. 

MPJ shpreh solidaritetin me Turqinë dhe popullin turk në këto momente të vështira dhe se do të qëndroj përkrah institucioneve për çfarëdo nevoje.

Që nga momenti i shpërthimit, MPJ ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Kosovës në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll për t’u informuar në detaje nëse ka të përfshirë shtetas të Kosovës.

Deri në këto momente, asnjë qytetar i Kosovës nuk është prekur nga sulmet por organet e sigurisë ende po vazhdojnë të angazhohen për të siguruar zonën ku ka ndodhur shpërthimi dhe për ti identifikuar viktimet.

Për të gjithë shtetasit e Kosovës që ndodhen në Turqi, apo familjarët e tyre, MPJ ka vënë në dispozicion një numër telefoni të Konsullit të Përgjithshëm në Stamboll, për të adresuar çfarëdo pyetje dhe nevoje.

Numri i telefonit është: +905309548870.

MPJ dhe shërbimi i saj diplomatik janë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)