20 Prill 2024

Lansohet doracaku i terminologjisë për Personat me Aftësi të Kufizuara

Prishtinë, 29 qershor - Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) dhe Grupi për Qasje në Zgjedhje (GQZ), të përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvilim Ndërkombëtar (USAID), bëjnë lansimin e Doracakut për Qasjen dhe Terminologjinë e Drejtë për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Lansimi i doracakut do të përcillet me një tryezë të rrumbullakët në të cilën përfaqësues nga organizatat që përfaqësojnë mediat, rregullatorët e mediave, institucionet publike si dhe përfaqësues nga subjekte politike dhe OJQ do të diskutojnë në lidhje me problemet më të zakonshme në adresimin e personave me aftësi të kufizuara dhe stereotipet që i përcjellin këta persona në jetën politike dhe publike në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)