23 Prill 2024

Çollaku merr mbështetje nga Malta

Valletta, 28 qershor – Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, po qëndron në Maltë ku zhvilloi takime të ndara me George William Vella, Ministër i Punëve të Jashtme i Maltës si dhe  me Owen Bonnici, Ministër për Drejtësi, Kulturë dhe Pushtet Lokal.

Temë qendrore e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dyja shteteve.

Gjatë takimit me kryediplomatin maltez  z. George William Vella, ministri Çollaku e informoi atë me zhvillimet kryesore gjatë muajve të fundit në Kosovë e sidomos ato në fushën e integrimit evropian, përkatësisht hyrjen në fuqi dhe fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Po ashtu ministri Çollaku nënvizoi se Kosova është e përkushtuar që të rris dhe forcoj bashkëpunimin në drejtim të përshpejtimit të rrugës së vet evropiane edhe gjatë periudhës kur Malta do të mbajë presidencën e Këshillit të BE-së, pra nga janari i vitit që vjen.

Kurse kreu i diplomacisë malteze z. Vella, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në procesin e integrimit evropian e sidomos në procesin e liberalizimit të vizave dhe siguroi ministrin Çollaku se Kosova dhe Ballkani Perëndimor do të kenë vëmendjen dhe përkrahjen e Maltës gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së.

Ministri Çollaku, edhe gjatë takimit që pati me ministrin për Drejtësi, Kulturë dhe Pushtet Lokal, z. Owen Bonnici, diskutoi për zhvillimet në agjendën evropiane të Kosovës dhe reformat e ndërmarra në kuadër të kësaj agjende që kanë prekur dhe zhvilluar të gjitha fushat në vend përfshirë edhe sektorin e drejtësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)