20 Prill 2024

Emini gjen përkrahje në Kongresin Amerikan dhe në shoqërinë civile

Uashington, 28 qershor - Në kuadër të vizitës zyrtare që po realizon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deputetja e Kuvendit të Kosovës, Njomza Emini, e selektuar nga Departamenti i Shtetit amerikan, përveç se pati rast të referojë në tema të cilat pasqyruan aspiratat për integrimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, realizoi takime të ndryshme në të cilat u diskutua gjendja aktuale në Republikën e Kosovës dhe mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Takimi me Z. Elliot Engel, anëtar i  Dhomës së Përfaqësuesve, rikonfirmoi përkushtimin individual dhe të Kongresit për mbështetjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës. Z. Engel uroi deputeten Emini për sukseset e fundit që Republika e Kosovës ka arritur në rrafshin ndërkombëtar si dhe shprehu përkushtimin e tij që këtë vit të realizojë një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Znj. Emini pati rastin që të takohet edhe me Z. Tomas Yazgerdin, Drejtori i zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore  në Departamentin e Shtetit ku rëndësi e veçantë iu kushtua trajtimit të situatës aktuale në të cilën po kalon Republika e Kosovës, duke ripohuar përkushtimin e Departamentit të Shtetit për konsolidimin e institucioneve dhe shtetit ligjor në Republikën e Kosovës, për çfarë u falënderua nga deputetja Emini.

Takimet tjera më përfaqësues të Shoqërisë Civile në SHBA dhe në veçanti me Drejtorin për Evropë Juglindore në kuadër të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), konfirmoi edhe më tutje mbështetjen me programet e tyre në Republikën e Kosovës dhe bashkëpunimin korrekt që ata kanë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Znj. Emini falënderoi përfaqësuesin e NDI, për programet e realizuara në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ndihmën që këto programe kanë ofruar për anëtarët e legjislativit në mënyrë që detyrat e tyre të realizohen konform përgjegjësive që ata kanë marrë me rastin e zgjedhjes së tyre në Kuvend.

Në kuadër të vizitës në ShBA, Znj. Emini vlerëson pritjen që i është bërë nga ana e Ambasadores së Republikës së Kosovës në Washington, Znj. Vlora Çitaku, sikurse vlerëson edhe përkushtimin e saj për përfaqësim dinjitoz të shtetit tonë në SHBA, në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe në forume tjera duke prezantuar fuqishëm vlerat e Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)