26 Prill 2024

Kuçi: Për Kosovën prioritet zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian

Prishtinë, 27 qershor - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler

Zëvendëskryeministri Kuçi gjatë takimit me ambasadorin Pfandler ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e shkëlqyer ndërshtetëror, duke shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin institucional në fusha të interesit të përbashkët.

“Për Kosovën prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, integrimi evropian, si dhe fuqizimi i sundimit të ligjit me qëllim të ngritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi dhe tërheqjes së investitorëve”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Ndërkaq, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, ka vlerësuar lartë progresin e arritur sidomos në fuqizimin e sistemit gjyqësor të Kosovës. Ambasadori Pfandler gjithashtu ka shprehur vullnetin për kultivimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke ritheksuar mbështetjen e Austrisë në proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)