19 Prill 2024

Brexit zvoglon ekonomin e BE-së për 2,8 trilionë dollarë

Bruksel, 27 qershor - Pas largimit të ekonomisë së dytë më të madhe të Bashkimit Evropian, Britanisë së Madhe, pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i BE-së të zvogëlohet për 2.8 trilionë dollarë.

Sipas të dhënave që përcjell agjencia e lajmeve Anadolli (AA) të përpiluara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), PBB-ja e përgjithshme e ekonomisë së BE-së me treg të përbashkët për vitin e kaluar ishte 16 trilionë e 220 miliardë dollarë. Kontribut më të madh në këtë shifër ka dhënë Gjermania, ndërsa menjëherë pas saj Britania me 2 trilionë e 849 miliardë dollarë. Shifra në fjalë përkon me 17.6 përqind të PBB-së së përgjithshme të BE-së.

Edhe këtë vit pritet që kontributi i Britanisë në ekonominë e BE-së të realizohet në nivelin 2 trilionë e 761 miliardë dollarë. Ndërsa parashikohet që BE-ja 28-anëtarëshe të nxjerrë PBB prej 16 trilionë e 477 dollarëve, nëse kjo shifër llogaritet pa Britaninë, atëherë ajo shkon në 13 trilionë e 716 miliardë dollarë.

Në këtë mënyrë, duke u bazuar në shifrat për vitin 2015 dhe 2016, dalja e Britanisë do të ketë efekt me 2.8 trilionë dollarë në ekonominë e Unionit.

Përveç pjesës në PBB-në e BE-së, shifrat po ashtu tregojnë se Britania ka rëndësi të madhe për BE-në edhe nga aspekti i popullsisë. Nga popullsia totale e BE-së e cila vitin e kaluar kishte 507.4 milionë banorë, 65.1 milionë banorë jetojnë në Britani.

Ndërkaq, këtë vit pritet që popullsia e BE-së të shënojë rritje në 509.6 milionë, ndërsa ajo e Britanisë në 65.6 milionë banorë. Pa Britaninë, pritet që popullsia e BE-së të zvogëlohet për 66 milionë banorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)