28 Mars 2024

KEK: Kthehet në funksion blloku B2

Prishtinë, 26 qershor - Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka njoftuar se pas angazhimit maksimal të ekipit të KEK-ut, pas disa orësh është sanuar problemi me Elektrofiltrin e njësisë B2 dhe njësia është kthyer në punë, m këtë rast nga pasmesnata të gjitha njësitë e KEK-ut, janë duke prodhuar sipas planit.

“Përndryshe KEDS-i ishte njoftuar me kohë rreth problemeve me elektrofiltrin e njësisë B2 para se njësia të ndalet nga puna. Me këtë dëshmohet edhe njëherë se KEK-u përveç se është bartës i stabilitetit të sektorit të energjisë, ka përgjegjësi të lartë edhe ndaj komunitetit dhe shoqërisë së Kosovës. Vlen të theksohet se për zhvillimin e këtij sektori mjaftë të rëndësishëm si për qytetarët e vendit ashtu edhe për zhvillimin gjithëmbarshëm ekonomik, përveç KEK-ut, një angazhim i tillë është i nevojshëm edhe nga të gjitha subjektet e ndërlidhura me sektorin e energjisë”, është thënë në komunikatën e  KEK-ut.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)