28 Mars 2024

Thaçi merr ftesë të jetë mysafir nderi në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Panama, 26 qershor - Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur se i është bërë ftesa që të jetë mysafir nderi në pritjen e Ditës së Pavarësisë në Amerikë me datën 4 korrik.

\"Gjatë qëndrimit në Panama, morra ftesën nga Ambasadori i këtushëm amerikan John Feeley, të jem mysafir nderi në pritjen e Ditës së Pavarësisë (4th of July). Pata nderin të takohem me zonjën Biden e cila u falënderua për emërimin e një rruge kosovare me emrin e djalit të saj të ndjerë. Zëvendës Presidenti Biden dhe gruaja e tij janë miq të Kosovës dhe Kosova nuk i harron miqtë. Në pritje bashkëbisedova edhe me Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela me të cilin do të kem edhe takime gjatë hapjes së kanalit të ri të Panamasë. Pata biseda edhe me kongresmenë amerikanë, ministra vendorë dhe pjesëtarë të korit diplomatik dhe ushtarak në Panama. E veçanta e kësaj pritjeje amerikane ishte se organizohej në port, fare pranë luftanijes amerikane, simbol i dedikimit amerikan për mbrojtjen e botës së lirë\", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)