29 Mars 2024

AAK: Deputetë, mos e harroni betimin, mbrojeni kufirin

Prishtinë, 26 qershor - ARK e AAK-së, javën që vjen fillon një fushatë të re sensibilizimi për kundërshtimin e Demarkacionit, me moton \"Deputetë mbrojeni sovranitetin e shtetit sepse ky është betimi i juaj\".
 
Në një varg aktivitetesh do të provohet që qytetarët e Kosovës tu kërkojnë llogari deputetëve dhe njëkohësisht tu kërkohet që ata ta mbrojnë betimin e dhënë se do ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e Shtetit të Kosovës.
 
Demarkacioni është bërë temë nacionale dhe në muajn e fundit janë shtuar deputetët edhe nga radhët e Pozitës që janë deklaruar kundër marrëveshjes së Demarkacionit.

AAK, që nga fillimi ka qenë sponsorizuese e kundërshtimit të kësaj marrëveshjeje, edhe pse në fillim ajo ishte akuzuar se gjithë këtë po e bënë për përfitime politike.

AAK vlerëson se kjo çështje i kapërcen agjendat partiake, dhe tashmë Demarkacioni me Malin e zi u përket të gjithë qytetarëve e jo dofar komisioneve ultra politike. Demarkacioni duhet të rikthehet në pikën fillestare sepse nuk bëhët fjalë për ndarje kadastrale të komunave, por fjala është për kufirin shtetëror, që përcaktohet vetëm një herë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)