19 Prill 2024

Dalja e Britanisë nga BE-ja ndikon bisedimet për TTIP-në

Uashington, 26 qershor - ShBA-ja po vlerëson ndikimet që referendumi i Britanisë mund t\'i shkaktojë Traktatit të Partneritetit Ndëratlatik të Investimeve dhe të Tregtisë (TTIP), deklaroi përfaqësuesi tregtar i ShBA-së Michael Froman.

Ai theksoi se tregtia dhe investimet kanë rëndësi të madhe në marrëdhëniet midis ShBA-së dhe BE-së. Duke vlerësuar se ka akoma arsye të mjaftueshme ekonomike dhe strategjike për arritjen e Traktatit TTIP, Froman u shpreh se Uashingtoni po bën vlerësimin e ndikimit të rezultatit të referendumit.

ShBA-ja dhe BE-ja janë vazhdimisht në kontakt për traktatin. Nëse ai arrihet, atëherë të dyja palët do të krijojnë zonën më të madhe të tregtisë së lirë, duke përfshirë 40% të prodhimit ekonomik dhe 50% të veprimtarisë tregtare të mbarë botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)