20 Prill 2024

Miratohen 4 kreditë e para të Bankës Aziatike

Pekin, 26 qershor - Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore miratoi një kredi prej 165 milionë dollarësh për një projekt në Bangladesh.

Kjo bën pjesë në grupin e parë të kredive të lëshuara nga banka të zhvillimit e udhëhequr nga Kina.

Bordi i Drejtorëve i bankës ka miratuar katër kredi që arrijnë në vlerën e 500 milion dollarëve për të financuar katër projekte të veçanta.

Presidenti Jin Liqun thotë se projektet, të cilat mbulojnë fushat e energjisë, zhvillimit urban dhe transportit, do të ndihmojë në forcimin e lidhjeve rajonale.

Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore, e cila filloi punën zyrtarisht në fillim të këtij viti, ka një objektiv kreditimi prej rreth 1.2 miliardë dollarë amerikanë këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)