26 Prill 2024

Dogana e Kosovës kap afër 2000 litra vaj motorik

  
Prishtinë 25 qershor – Njësitet e Doganës mbrëmë gjatë patrullimit në rrugët dytësore Viti (fshati Pozharan) kanë ndaluar për një kontroll rutinore një kombi me tabela të Kosovës ku edhe janë gjetur afër 2000 litra vaj motorik.

Pasi që drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion përkatës për mallin e ngarkuar, shoferi së bashku me kombin u dërguan në terminalin doganor. Kontrolli detal ka treguar që në kombi gjendeshin përveç vajit motorik edhe bidonë për paketim të tij në sasi më të vogla
Vaj motorik SN350 në bure,

3720 cope bidonë plastike te zbrazëta 1 litërshe per paketim te vajit
2 thasë me rreth 60kg kapakë të bidonëve.

Pas përfundimit të procedurave është lëshuar vendimi mbi konfiskimin e mallrave dhe kombit.   

Menaxhmenti i Doganës së Kosovës është i vendosur  në luftimin dhe hetimin e të gjitha rasteve të kontrabandës, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative, prandaj edhe kërkojmë nga qytetarët që të thërrasin pasi duke ndihmuar doganën ndihmojnë në zhvillimin e vendit dhe krijimin e një të ardhme më të sigurt.  Numrat për thirrje janë 0800 50 095 (pa pagesë), me mesazhe përmes 50 095 (pa pagesë) ose përmes postës elektronike në  [email protected]
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)