20 Prill 2024

Çollaku: Dalja e Britanisë nga BE-ja s’ndikon në liberalizmin e vizave

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka bërë me dije se largimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë ndonjë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se veprimi i britanikëve mund të ketë ndikim në disponimin dhe frymën e gjithëmbarshme të BE-së, por jo në procesin e vendimmarrjes për këtë çështje.

Në këtë intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, Çollaku ka pranuar se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar nuk është lajm i mirë për vendet aspirante për anëtarësim në BE, duke përfshirë edhe Kosovën.

“Vendimi për largim nga BE-ja mund të ketë ndikim në disponimin dhe frymën e gjithëmbarshme në Bashkimin Evropian, por jo edhe ndikim në procesin e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke qenë se edhe ashtu Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e Zonës Shengen”, ka thënë Çollaku.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)