20 Prill 2024

BERZH shqyrton një kredi për hekurudhat shqiptare

Tiranë, 25 qershor - Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po shqyrton një hua prej 34.5 milionë euro për hekurudhat shqiptare.

Sipas Top Channel bëhet fjalë për finacimin e projektit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe lidhjes së saj me aeroportin e Rinasit, një segment i ri prej rreth 7 kilometrash. Brenda vitit kredia pritet të marrë miratin e bordit të bankës. Sipas BERZH, projekti parashikon rehabilitmin e linjës hekurudhore me nje gjatësi 34.7 km si dhe ndërtimin e terminaleve të kryeqyetit dhe Durrësit.

I gjithë financimi i parashikuar nga pala shqiptare për rehabilitim e hekurudhës është 86.4 milionë euro. BERZH nënvizon se projekti do të mbështesë zhvillimin kombëtar ekonomik të vendit dhe do kontribuojë në integrimin rajonal të Shqipërisë, duke përmirësuar lidhjen e qyteteve të saj kryesore dhe portit të Durrësit e aeroportit të Rinasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)