26 Prill 2024

Nis implementimi i projekteve infrastrukturore në Kaçanik

Kaçanik, 24 qershor - Komuna e Kaçanikut edhe këtë vit ka arritur të marrë mbështetjen e Ministrisë së Infrastrukturës për një numër projektesh infrastrukturore.

Për kryetarin e kësaj komune, Besim Ilazi është falenderues ndaj Ministrisë së Infrastrukturës, pasi sipas tij komuna e ka të pamundur të plotësoj të gjitha nevojat e qytetarëve në mungesë të buxhetit.

Andaj sipas tij, vendimi i ministrit Zharku për të mbështetur edhe këtë vit këtë komunë është shumë i mirëseardhur.

\"Nga këtu e pamë që filluan punimet nga rruga maxhistrale në fshatin Gjurgjudel, po ashtu sot ku jemi këtu është pika N2 e rrugës nacionale ku e lidh qytetin me magjistralen dhe pas saj do të vazhdojmë me rrugën nga lagja e Dushkajes, paralagje e qytetit me fshatin Stagovë. Janë disa projekte madhore të cilët falë investimit të Ministrisë së Infrastrukturës, ne Komuna e Kaçanikut po arrijmë ti realizojmë disa projekte madhore, kështu që edhe një herë po e shfrytëzoj rastin nga këtu që të falenderoj Qeverinë e Kosovës, në vecanti Ministrinë e Infrastrukturës, të cilët kanë bërë që disa projekte madhore të Komunës së Kaçanikut që do të ishin të të pamundshmë për ti realizuar na bëhen si investime nga ministria. Kështu që edhe njëherë ministër në emër të qytetarëve faleminderit shumë për investimet që po i bëni në Komunën e Kaçanikut\", ka deklaruar kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku ka deklaruar se ministria që e drejton do të vazhdoj të mbështes me projekte edhe vitet në vijim këtë komunë.

\"Për këtë vit i kemi 5 projekte në Komunën e Kaçanikut, 3 nga ta tanimë kanë filluar punën gjatë kësaj jave. Sic po e shihni kjo është ndër projektet kryesore që e lidh komunën e Kaçanikut me rrugën nacionale N2. Do të vazhdojmë me rrugën tjetër që prapë është e një rëndësie të posacme, Rruga e Varrezave që lidh lagjen Dushkaja me Stagovën. Gjatë javës së ardhshme apo brenda dy tri javësh do të fillojmë edhe me rrugën nga fshati Vajë për Strazhne deri në lidhjen me rrugën regjonale Doganaj-Glloboqicë, kurse në projekt natyrisht gjatë këtij viti do të kemi edhe lidhjen e Kaçanikut përmes Kërbliqit me Vitinë. Në anën tjetëe me memorandumin e mirëkuptimit ne jemi dakorduar me kryetarin që ta ndërtojmë rrugën Hamëz Jashari në Kaçanik, si dhe lagjen Luzhaj në Fshatin Begracë. Për vitin e ardhshëm do të shohim për projektet tjera, por natyrisht besojmë që një shumë e tillë e projekteve apo të gjitha këto projekte do të kryhen në afatin dy vjecar\", ka deklaruar ministri Lutfi Zharku.

Ndërtimi i rrugës që lidhë pjesën Jugore të Kaçanikut me rrugën Nacionale N2, kap vlerën e 406,769.13 euro.

Ndërtimi i rrugës Gjergjedellë – Kaçanik, ka kushtuar 379,965.66 euro, ndërsa asfaltimi i rrugës Kaçanik- Stagovë (Laxha Dushkaja-Lagja Dashi) ka vlerën e 226,205.88 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)