18 Maj 2024

USAID-i nis një sërë aktivitetesh për të drejtat pronësore në Viti

Prishtinë, 8 qershor - Drejtoresha e Zyrës për Demokratizim pranë USAID-it Sara Buchanan, e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe Drejtori i Programit të të Drejtave Pronësore Brian Kemple, do të shpallë një sërë aktivitetesh të planifikuara në këtë komunë.  

E drejta dhe mundësia për të poseduar dhe shfrytëzuar pronën është një e drejtë themelore e individit. Ajo është element thelbësor i një shoqërie demokratike në të cilën sundon ligji. Ajo krijon bazën për shoqërinë civile dhe është e domosdoshme për funksionimin e ekonomisë së tregut.

USAID-i, përmes Programit të të Drejtave Pronësore, është i angazhuar në aktivitete të cilat synojnë ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve shoqërore me qëllim të adresimit të çështjeve të të drejtave pronësore në nivel kombëtar dhe lokal.

Aktivitetet në këtë fushë adresojnë çështje që kanë rëndësi të madhe shoqërore, juridike, dhe ekonomike për Kosovën, përfshirë edhe sfidat me të cilat përballen gratë në përfitimin dhe shfrytëzimin e pronës së paluajtshme dhe informalitetin në sektorin e paluajtshmërive.           

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)