19 Prill 2024

Diskutohen ndryshimet e legjislacionit në sistemin e drejtësisë

Prishtinë, 1 qershor - Komisioni parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike ju ftojnë që të merrni pjesë në Diskutimin Publik me temë “Ndryshimet e mundshme dhe ose të nevojshme të legjislacionit që rregullon organizimin dhe funksionimin e sistemit të drejtësisë”.

Ky Diskutim Publik, që do të mbahet sot në Qendrën e konferencave Orion dhe ka për qëllim të diskutoj për nevojat për plotësimin e mëtejshëm të legjislacionit sistemor që rregullon organizimin dhe funksionimin e sistemit gjyqësor dhe prokurorial, si në kuptim të defekteve të identifikuara ashtu edhe në kuptim të avancimit të efektivitetit dhe pavarësisë së këtyre institucioneve.

Pas më pak se një viti të votimit të ndryshimit të pakos së ligjeve të drejtësisë, është rishfaqur një debat profesional për nevojën dhe mundësinë e ndryshim-plotësimit të sërishëm të këtyre ligjeve si rezultat i kërkesave shtesë të organizatave të shoqërisë civile, institucioneve përgjegjëse sikur KGjK, KPK, ZPD, dhe vet Komisionit për Legjislacion.

Duke pasur parasysh rëndësinë që kanë këto ligje për sistemin e drejtësisë, Komisioni për Legjislacion dhe GSJP me qëllim të marrjes së inputeve profesionale nga akterët e interesuar, por edhe ekspertët e fushës, dëshiron që t`i mbledhë bashkë të gjitha palët e interesuara që të shpalosin mendimet, brengat dhe propozimet e tyre në mënyrë që të ketë një qartësim të ndryshimeve ligjore të kërkuara dhe arsyeshmërisë së tyre.

Të gjitha propozimet dhe komentet që do të diskutohen do të përmblidhen në një dokument punues të cilin Komisioni për Legjislacion do ta shqyrtoj në mbledhjet e saja të mëvonshme, në kuptimin e adresimit të tyre në plotësim-ndryshimet e legjislacionit në një periudhe afat-shkurtër.

Të ftuar në takim janë përfaqësues nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Prokurorit Disiplinor, Ministria e Drejtësisë dhe përfaqësues nga EULEX, OSBE, Zyrës së BE-së në Kosovë, Agjencisë Kundër Korrupsionit, etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)