23 Prill 2024

Kosova dhe KE diskutojnë për ekonominë, statistikat dhe reformat strukturore

Prishtinë, 31 maj -  Komisioni Evropian (KE) dhe qeveria e Kosovës sot mbajtën takimin e tyre të fundit në kuadër të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asociimit (DPSA).

Ky takim u përqendrua në çështjet ekonomike dhe financiare, statistika dhe kontroll financiar. Me hyrjen në fuqi të MSA-së në mes të BE-së dhe Kosovës, korniza e dialogut do të reformohet – diskutimet do të zhvillohen në kuadër të kornizës së Komiteteve për MSA.

Përfaqësuesit e Komisionit dhe të Qeverisë së Kosovës kanë diskutuar një numër fushash të politikave, përfshirë këtu zhvillimet makroekonomike të Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, reformat strukturore dhe zhvillimin e sektorit privat, sistemin statistikor dhe kontrollin financiar. 

Fillimisht, Komisioni ka theksuar rëndësinë e zbatimit të Konkluzioneve të Përbashkëta për Programet e Reformës Ekonomike 2016-2018, të aprovuar javën e kaluar.

Në fushën e politikave ekonomike dhe fiskale, u diskutuan treguesit ekonomikë kryesorë, përfshirë rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Derisa rritja ekonomike e Kosovës është rritur në vitin 2015, kjo ka qenë kryesisht si pasojë e efektit të rritjes së pagave publike dhe pensioneve të vitit të plotë si dhe remitencave më të larta, derisa prodhimi bazë mbetet i dobët. Kosova do të duhet të fuqizojë prodhimin e saj bazë, në mënyrë që të përfitojë plotësisht nga hyrja në fuqi e MSA-së. 

Qeveria prezantoi ndryshimet në politikat fiskale, në veçanti në reformat tatimore dhe ndryshimet në rregullin fiskal që do të mundësojë më shumë projekte kapitale të drejtuara kah zhvillimi dhe rregullin e pagave për të lidhur ndryshimet  në pagat publike tek rritja formale.

U diskutuan po ashtu projektet e mëdha infrastrukturore, të përfshira në listën e Tubacionit për Projektin e Vetëm. Komisioni ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Rezervë të dakorduar me FMN. Një shqetësim i veçantë u shpreh lidhur me rritjen e skemës së përfitimeve të ndërlidhura me luftën, e cila mund të rezultojë në një tejkalim të konsiderueshëm të shpenzimeve të buxhetit të aprovuar. Në këtë kontekst, Komisioni inkurajoi Kosovën për të gjetur masa kompensuese të nevojshme për të siguruar që buxheti mbetet në kuadër të rregullit fiskal dhe për të ruajtur një model shpenzimesh drejt rritjes.

Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturore kryesore në sektorët si shëndetësia, arsimi, administrata publike dhe privatizimi. Komisioni uroi Qeverinë për prioritetizimin e projektit më përkatës në kuadër të Tubacionit të Projektit të Vetëm. Prioritetizimi i tillë duhet të vazhdojë dhe është një parakusht absolut për përzgjedhjen dhe zbatimin e projekteve në mesin e nevojave të mëdha dhe urgjente. Komisioni nënvizoi progresin e shënuar dhe theksoi nevojën për adresimin e çështjeve urgjente, si përmirësimi i qasjes në financa, mungesa e sundimit të ligjit, përhapja e  ekonomisë joformale, arsimi profesional jo i duhur dhe implementimi i e-prokurimit.

Në fushën e statistikave, Komisioni theksoi nevojën për të miratuar ndryshimet në Ligjin për Statistika dhe miratoi Ligjin për regjistrim të popullsisë në katër komunat e Kosovës Veriore. Situata e burimeve për prodhimin e Statistikave Zyrtare në Kosovë u diskutua po ashtu në drejtim të kërkesave për të dhëna dhe afatin e tyre. Diskutimi është fokusuar po ashtu në kërkesën për të fuqizuar llogaritë kombëtare dhe për këtë qëllim edhe statistikat për biznese. Komisioni po ashtu ka inkurajuar Kosovën që të ftojë Monitorim Ndërkombëtar për regjistrimin e popullsisë në katër komunat e Kosovës Veriore. Mbledhja dhe publikimi efikas i statistikave është një prioritet për politikën e bazuar në dëshmi.

Në fushën e Kontrollit Financiar, u diskutuan zhvillimet e fundit në kontrollin financiar të brendshëm publik. U theksua se duhet t’i kushtohet vëmendje sigurimit të reformave të kontrollit të brendshëm të financave publike dhe menaxhimit të financave publike dhe reformës së administratës publike. Komisioni po ashtu ka mirëpritur emërimet e fundit të Auditorit të ri të Përgjithshëm dhe miratimit të Ligjit për zyrën e auditivit kombëtar.

Ky takim u bashkë-kryesua nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtorati i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Ekonomi dhe Çështje Financiare dhe Zgjerim, dhe Drejtorati për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim.   

Dialogu për PSA është një kornizë në kuadër të së cilës Bashkimi Evropian dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Dialogu i PSA monitoron dhe përcjell rezultatet e Kosovës në reforma, dhe po ashtu identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces. Takimet sektoriale dhe plenare të Dialogut për PSA bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Qeveria. Çdo takim rezulton në veprimet që do të ndërmerren nga autoritetet kosovare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)