19 Prill 2024

AKP-së i kërkohet plan për përfundimin e privatizimit dhe likuidimit

Prishtinë, 31 maj - Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga  Muhamet Mustafa kryetar, shqyrtoi raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit - AKP-së.

Mustafa  pohoi se problemet e AKP-së, duhet të analizohen më shumë në të ardhmen, dhe të kemi informata më të shumëta për spinofet speciale.

Ai tha se  duhet të i shiten asetet dhe njëkohësisht të  ruhet vlera e tyre. Mustafa kërkoi që deri në shtator të miratohet  një plan i detajuar për përfundimin e procesit të privatizimit dhe të likuidimit.

Avni Jashari ushtrues detyre i drejtorit të menaxhmentit te AKP-së , paraqiti raportin vjetor të AKP-se.

Ai theksoi të arriturat dhe sfidat për gjatë vitit 2015, të cilat ishin: Përkushtimi i përsonelit të agjencisë në tejkalimin e sfidave të paraqitura, shpërndarja e 20% për puntortë e ndërmarrjes shoqërore (për vendimin e marrë nga bordi i drejtorëve), rritja e efikasitetit në kontrollimin dhe monitorimin e ndërmarrjeve shoqërore, ndërmarrjeve të shitura me spinof special si dhe  ndërmarrjeve të privatizuar me kusht.

Ai tha se për pasojë të bordit të pa kompletuar të drejtorëve të AKP-së, për gjatë viti 2015 ka pasur pak shitje  së aseteve.

Jashari theksoi se për gjatë vitit 2015 janë shqytar 7528 kërkesa kreditore në procesin e likuidimit, janë shpërnda 8 milion euro për puntortët e ndërmarrjeve shoqërore, si pjesë e 20% që iu takon sipas ligjit, duke bëre kështu që shifra totale e transferimit për 20% e punëtorëve të jetë 104 milion euro.

 Ai theksoi  se sa i përket aseteve të uzurpuara, deri në dhjetor të vitit 2015, kanë qenë  270 asete te shfrytëzuara pa kontratë, dhe gjatë kësaj përiudhe janë liruar nga uzurpatorët 116 raste, dhe lirimi i këtyre  aseteve po vazhdon  edhe sot ne tërë Kosovën.

Jashari tha se sfidat e AKP-së për gjatë këtij viti janë: numri i madh i aseteve të pashitura ende si dhe numri i madh i rasteve gjygjësore në procesin e likuidimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)