19 Prill 2024

IPKO me dyqan të ri në Podujevë

Prishtinë, 31 maj - Në qendër të qytetit të Podujevës, IPKO po e realizon vizionin e saj për shërbim modern ndaj konsumatorëve të saj.

Në dyqanin e saj të ri dhe shumë modern, IPKO do të ofrojë përvojë unike për të gjitha produktet dhe shërbimet e saj, kujdesin konsumatorë si dhe pajisjet e fundit mobile nga Apple, Samsung, Sony, LG dhe marka të tjera të njohura botërore.

Përveç lokacionit të përshtatshëm që gjendet në njërën prej zonave më të frekuentuara të qytetit - gjithnjë afër konsumatorëve, dyqani i ri i IPKO-së gjithashtu sjell ambientin dhe dizajnin modern dhe të hapur i cili ua mundëson përdoruesve të kenë qasje në shërbime dhe standardin e ri të blerjes së produkteve që ofron kompania më inovative e telekomunikimit në Kosovë.

“Si kompani e cila shquhet për kujdes ndaj konsumatorëve dhe komunitetit lokal, IPKO vazhdimisht synon që hapësirat e saj të shitjes t’i integrojë në zonat më të përshtatshme të secilit qytet. Ne duam që dyqanet tona të krijojnë hapësira të reja dhe moderne në çdo qytet, për të rezonuar me vlerat e kompanisë dhe të qytetit të Podujevës, i cili është shumë i rëndësishëm për ne” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

Dyqani i ri zyrtar i IPKO-së me lokacion në qendër të Podujevës tash e tutje do të jetë pika qendrore në të cilën banorët e qytetit do të informohen dhe t’i blejnë produketet e tyre të preferuara që i ofron IPKO, përfshirë këtu produktet e shumta të telefonisë mobile, pakot më të reja të televizionit kabllor digjital, internetit si dhe shume modele të reja të telefonave të mençur.

Orari i punës në këtë dyqan është nga e hëna deri të shtunën, prej orës 8:00 deri në orën 20:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)