23 Prill 2024

Austriakët interesohen për investime në fushën e ujërave të zeza

Prishtinë, 31 maj - Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka pritur sot në takim një delegacion të kompanisë austriake “Shneider”, të cilët shprehën interesimin e tyre për investime në fushën e ujërave të zeza.

Zëvendësministri Shala, fillimisht e njoftoi delegacionin nga Austria me legjislacionin e miratuar nga Qeveria e Kosovës, e cila rregullon fushën e trajtimit të ujërave të zeza, duke thënë se Kosova në këtë aspekt qëndron mirë dhe se është e gatshme të krijojë kushte të volitshme për të gjithë investitorët e huaj.

Përfaqësuesi i kësaj kompanie, Rupert Kaspar, falenderoi zëvendësministrin Shala për pritje, duke shprehur vullnetin dhe dëshirën për të investuar në fushën e trajtimit të ujërave të zeza në Kosovë

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)